All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Policia terrorizon Shkozën, nis prishja me forcë e banesave

Policia terrorizon Shkozën, nis prishja me forcë e banesave
All - Paragraf - 1

Policia  ka terrorizuar Shkozën. Eshtë e pakuptueshme sesi sillet ky shtet me shtetasit e tij. Një gjendje terrori e paparë. Banorët flasin për sulme nga të gjitha anët. Pse kaq shumë forca policie. Pse ky shtet tregon dhëmbët?  Pa asnjë lajmërim polcia ka zbarkuar në zonë, kur banorët nuk kanë marrë asnjë njoftim për prishjen e objekteve. Ata janë zënë në befasi. Osman Hysa, përfaqësues i 153 familjeve që preken nga ky projekt foli për sulm dhe ‘dhunë’ të ushtruar nga forcat e policisë. Sipas tij zona ku do të bëhen shembjet është rrethuar nga dhjetëra policisë, ndërsa këta të fundit nuk i lejojnë banorët që të dalin nga banesa.

All - Paragraf - 3

“Rreth orës 08:00, na befasuan ardhja e madhe e forcave policore. Ishim mbledhur si banorë dhe po prisnim që do të na vinin. Qindra forca policore, të të gjitha strukturave, na shtynë, na detyruan që hynim në shtëpi. S’na njoftuan njeri që të hiqnim plaçkat, por vinë pa kuptuar dhe pa pandehur. Ne nga dita e protestës dhe deri sot kemi pasur kontakt me zonjën Elona Gjebrea, na vuri në gjumë se nuk do të na ndodhte asgjë. Kjo është situatë e paprecedentë, vinë me armë dhe të gjitha. Banorët nuk lejohen që të dalin nga banesa. Policët kanë bllokuar të gjithë banesat dhe nuk të lënë të dalin prej aty. Asnjë nga familjarët nuk ka një letër në dorë për prishjen e objekteve. Na kanë zbarkuar policët në zonë, nëpër pallate, sikur ka ardhur presidenti i SHBA-ve”, tha Hysa.

Në mëngjes herët policia ka zbarkuar në zonën e Shkozës, aty ku gati një javë më parë u përplas me banorët që kundërshtonin prishjen e banesave të tyre për të lejuar zbatimin e projektit të zgjerimit të rrugës, një projekt i ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve.

Policia ndodhet në vendngjarje për të shmangur ndonjë revoltë të banorëve. Këta të fundit protestuan edhe para Ambasadës Amerikane, si dhe i dërguan letra selive kryesore diplomatike në vend. Ndërsa pak ditë më parë ata u ulën këmbëkryq në rrugën tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk lejuan qarkullimin e automjeteve për disa orë. Banorët shprehen se presin përgjigje nga shteti për dëmshpërblim, para se t’ju shemben shtëpitë e ndërtuara me mund e sakrificë.

Kujtojmë se nga ky projekt pritet të preken të paktën 153 banesa. Mes tyre ka banesa të ndërtuara para viteve 90′, të tjera me leje të rregullta ndërtim, por edhe banesa që kanë qenë në proçes legalizimi.

Të fundit