Flash News

KRYESORE

Policia vendos patrulla në supermarkete për të shmangur grumbullimet e qytetarëve

Policia vendos patrulla në supermarkete për të shmangur

Policia e Shtetit njoftoi se ka vendosur patrulla pranë hyrjeve të supermarketeve me qëllim që njerëzit të ruajnë distancën gjatë kohës që lejohet të dalin për të bërë pazare.

“Patrullat e Përgjithshme të Policisë, në oraret e lejuara janë të pranishme pranë bankave, supermarketeve dhe marketeve, ku ka dhe grumbullime të qytetarëve, me qëllim ruajtjen e  distancës së duhur, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ruajnë distancën nga njëri- tjetri, të respektojnë oraret e lejuara të lëvizjes, si dhe të evitojnë daljet nga shtëpia pa pasur arsye thelbësore e jetike”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, kujtojmë se një ditë më parë, kur njerëzit dolën në orën 16:00 deri në 18:00, u dyndën në grumbullime masive në supermarkete e banka për të keryer shërbime. Duket se vendimi i policisë për të vendosur patrulla pranë supermarketeve dhe bankave, ka ardhur pikërisht fill pas situatës të krijuar një ditë më parë.

Të fundit