Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Politico.eu citon burime gjermane (ndër to edhe 'mikun' e Ramës, Krichbaum): Shqipërisë nuk i hapen negociatat këtë vit
Në një artikull të botuar sot në POLITICO.eu trajtohen edhe njëherë shpresat e vakëta të dy vendeve të Ballkanit perëndimor, Shqipërisë dhe Maqedonisë për çeljen e negociatave.
Edhe pse ka ardhur, jo për herë të parë, rekomandimi pozitiv i Komisionit Europian, në Këshill nuk do të jetë e njëjta gjë. Francezët e kanë ndarë tashmë mendjen, po ashtu dhe holandezët, ndërsa gjermanët thonë se nuk marrin dot një vendim për shkak se Parlamenti nuk ka pasur mjaftueshëm kohë për të shqyrtuar 'po'-në e Komisionit.
Proponenët thonë, shkruan POLITICO, se moshapja e negociatave do të minonte kredibilitetin e Bllokut dhe do u jepte dorë rivalëve strategjikë si Kina, Rusia dhe Turqia.
Oponentët theksojnë problemet e hershme të Ballkanit me korrupsionin, krimin e organizuar dhe varfërinë.
Diplomatë të ndryshëm i thanë POLITICO se takimi i së martës i Këshillit të Ministrave të BE në Luksemburg, me gjasë do tya shtyjë vendimin për më vonë-në shtator ose tetor. Disa të tjerë sugjerojnë, sipas të njëjtit burim, se të paktën Maqedonia e Veriut mund të marrë dritën e gjelbër në shtator ose tetor, por mundësitë e Shqipërisë shfaqen të pasigurta.
Ka patur madje debate, shton media me burime në BE, edhe për formulimin e tekstit të deklaratës finale. Gjermania dhe Franca kanë propozuar që të përdoret termi "Këshilli shënon" në vend të "Këshilli mirëpret" sugjerimin e Komisionit për hapjen e negociatave me të dy vendet.
Gunther Krichbaum ,i njohur në Shqipëri për konfliktet me kryeministrin Rama, i tha POLITICO se parlamenti gjerman nuk ka patur kohë për të bërë vlerësimin e tij mbi sugjerimin e Komisonit. Deputeti i Bundestagut shton se, megjithatë Maqedonia e Veriut nuk ka pse të shqetësohet pasi "çdo gjë të çon drejt hapjes së negociatave këtë vit".
Një tjetër politikan i lartë konservator gjerman i ka thënë POLITICO se deputetëve u duhej më shumë kohë për të shyrtuar çështjen dhe nuk donin 'të detyroheshin' për të marrë një vendim. Veç kësaj theksohet edhe kriza politike në Shqipëri e cila i ka ngatërruar gjërat duke krijuar idenë e 'shkëputjes' së Shqipërisë nga Maqedonia, tha një tjetër parlamentar gjerman në kushtet e anonimitetit.
Junker tha, në një konferencë të përbashkët shtypi me Ramën, se Shqipëria është gati, por vendimin nuk e merr ai, shkruan POLITICO.
"E vëmë bast, do të jetë vetëm Maqedonia e e Veriut, por edhe ajo në shtator ose tetor", i tha një diplomat POLITICO.