Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Politika 2020/ Ngjarjet e pritshme nga 'arrestimet e bujshme' te rindërtimi pas-tërmet
Irgis Hysenaj
Viti 2020 pritet që të jetë i mbushur me momente të rëndësishme edhe në politikën shqiptare. Ndërsa viti 2019 u mbyll në mënyrën më negative të mundshme nisur nga kriza politike e cila i kushtoi jo pak vendit, viti i ardhshëm do të tregojë nëse përplasjet do të shtohen edhe më, apo do të mund të gjendet gjuha e përbashkët, e në vend do të rikthehet normaliteti. Sfida e rindërtimit nuk është e vetmja për qeverinë, pasi në vitin 2020 do të diskutohet sërish për hapjen e negociatave, zgjidhjen e ngërçit politik, SPAK do të nisë të funksionojë, e po ashtu mund të ketë zgjedhje të parakohshme. Më poshtë janë disa nga ngjarjet që pritet që të ndodhin.
Sfida e rindërtimit
Tërmeti 26 nëntorit i shkaktoi vendit dëme të mëdha, ku humbën jetën 51 persona e u plagosën me qindra të tjerë, por u dëmtuan edhe me mijëra banesa. Janë me mijëra shqiptarët, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre që janë kthyer në të pabanueshme, e strehohen nëpër hotele, shtëpi me qira apo çadra. Qeveria ka nisur nga puna e ka gati planin rindërtimit të banesave të reja, ndërkohë që i është premtuar ndihmë edhe nga shtetet e tjera. Por ngritja e banesave dhe rikthimi i normalitetit për mijëra banorë të prekur nga tërmeti do të jetë një sprovë më vete për qeverinë Rama. Sipas kryeministrit Edi Rama, banesat e para do të jenë gati në pranverë, e procesi i rindërtimit do të vazhdojë deri në vitin 2021.
Ridiskutimi për nisjen negociatave
Në muajin maj në Zagreb do të mbahet samiti i radhës i BE-së, ku një ndër temat kryesore do të jetë hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Refuzimi i presidentit francez Emmanuel Macron për të hapur negociatat në samitin e Brukselit, i mbështetur nga Holanda dhe Danimarka, solli reagime të ashpra nga shtetet e tjera të unionit. Gjermania dhe vendet e tjera nuk duan që në të dyja shtetet e Ballkanit Perëndimor boshllëku të mbushet nga vende si Rusia, Turqia apo Kina. Për më tepër që me “jo-në” e fundit unionit i ra besueshmëria. Nga ana tjetër, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë edhe 5 muaj kohë për të përmirësuar imazhin në sytë e skeptikëve. Një tjetër refuzim do të shkaktonte kaos në të dyja vendet, e po ashtu ndryshime të mëdha.
Ngritja dhe puna e SPAK-ut
Më 19 dhjetor në presidencë u betuan 8 prokurorët e parë të SPAK-ut. Gjithashtu u përzgjodh edhe kryetari i institucionit (Arben Kraja). SPAK që ka lindur nga reforma në drejtësi, ka detyrën e vështirë për të goditur politikanët e korruptuar dhe krimin në vend. Megjithatë, te kjo strukturë është krijuar vetëm “bërthama”. Ndërkohë që ka nisur puna për ndërtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (ose të ashtuquajturës “FBI-ja shqiptare). Edhe Gjykata Kushtetuese është jofunksionale, duke qenë se deri më tani pjesë e saj janë katër anëtarë. Që të mund të funksionojë, duhen të paktën 6 gjyqtarë. Gjithashtu një tjetër institucion që pritet të ngrihet është edhe Gjykata e Lartë.
Situata ekonomike pas tërmetit
Një test që duhet të kalojë qeveria Rama është edhe situata ekonomike pas tërmetit. Viti 2020 parashikohet që të jetë i vështirë nisur nga goditja ekonomike që mori vendi. Dëmi llogaritet që të jetë nga 500 mln euro deri në 700 mln euro, e përveç kësaj, impakti do të ndihet edhe në verë. Ka mjaft pikëpyetje për performancën e turizmit si sektori që ka sjellë shumë të ardhura në këto vitet e fundit. Durrësi dhe gjithë zonat përreth tij kanë pasur më shumë vizitorë, ndërkohë që janë edhe zonat më të prekura nga tërmeti. Ndikim do të ketë edhe në sektorin e industrisë fasone, që është vendosur në zonën ndërmjet Tiranës, Durrësit Krujës dhe Lezhës. Problem tjetër ngelet largimi i të rinjve, si edhe kriza a zgjatur politike.
Arrestimet VIP
Ngritja e SPAK dhe BKH-së pritet që të sjellë arrestime të politikanëve me peshë. Kjo strukturë ka marrë në dorë dosje me rëndësi, e sigurisht që pritshmëritë e opinionit publik janë të mëdha. Janë 170 dosje që do kalojnë në kompetencat e SPAK që kanë të bëjnë me krimin e organizuar, korrupsionin dhe një serë veprash penale. Por vëmendja e opinionit publik, do të jetë te hetimet e kësaj strukture në rastet e korrupsionit. Disa nga dosjet më të nxehta që priten të hetohen nga kjo strukturë janë “Dosja 339” ku përfshihen dhe akuzat për korrupsion apo shitblerja e votave, dy rastet e trafikut të kokainës, me 613 dhe 137 kg, dosja Bajri”, apo dosje të trafikut të klandestinëve.
Reforma zgjedhore
Në Shqipëri janë mbajtur 17 zgjedhje në 29 vite dhe është ndërhyrë në legjislacionin zgjedhor 12 herë. Ky volum ndërhyrjesh tregon se mbajtja e zgjedhjeve ka ende mjaft problematika dhe dukuri negative. Aktualisht një komision parlamentar po vazhdon punën për reformën zgjedhore, i bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Opozita jashtë parlamentit e kërkon me ngulm këtë reformë, ndërsa shumica ka shprehur gatishmërinë që t’i përgjigjet. Dëshira nga të dyja palët është që ajo të mund të realizohet këtë vit.
Shqipëria merr presidencën e OSBE-së
Për kryeministrin Edi Rama marrja e kryesisë së OSBE-së për vitin 2020 është nder dhe përgjegjësi. Nga Bratislava ku mori zyrtarisht detyrën, ai siguroi se “Shqipëria do të jetë një drejtuese e hapur dhe përfshirëse”. Por a do t’ia dalë që ta kryejë këtë detyrë më së miri 45 vite pas themelimit të saj? 45 vite më parë, diktatori komunist Enver Hoxha ishte i vetmi në Evropë që e mohonte këtë institucion. Shqipëria do të drejtojë këtë organizatë me 57 vende anëtare dhe me më shumë se 1 miliard njerëz, me shtrirje nga Vankuveri, në Vladivostok. Ajo që duhet, në mënyrë që kjo detyrë të realizohet me sukses, është aftësia për dialog dhe kompromis. Një sprovë e vështirë për Ramën, nisur nga fakti që dialogu dhe kompromisi kanë munguar në këto muaj të fundit, e kanë sjellë kaq përplasje brenda vendit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38