Flash News

KRYESORE

Politika bashkohet për Ramazanin: Rama, Basha e Meta urojnë muslimanët

Politika bashkohet për Ramazanin: Rama, Basha e Meta urojnë

Kryeministri Rama uroi besimtarët muslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit, duke i falenderuar ata për mirëkuptimin e mbylljes së xhamive në këtë periudhë të vështirë. “Faleminderit që nuk u shkëputën nga zinxhiri por mbajtën kyçur tempujt. E kanë nderuar Zotin, iu përgjigjën nevojës jetike të Shqipërisë për të mos i hapur rrugë armikut të përditshëm. Ata u lutën nga shtëpitë e tyre. Tempujt do të rihapn nesër pa asnjë njollë, sepse ditë të mira paskëtaj do të vijnë”,- tha ai.

Rama e quan karantinën një mundim, por sipas tij, ajo na bashkon. “Në këtë kohë kur ne jemi kycur brenda rrethit të familjeve, janë kycur edhe tempujt fetarë. Karntina sot na mundon por edhe na bashkon, s’kam si të them që jetojmë në një kohë të bekuar, por di të them që pas vuajtjes vjen lehtësimi”,- shtoi ai.

Sipas kryeministrit: “E keqja ka ardhur me të mirat e saj. Sot është mundësia për të reflektuar se sa shumë kohë dhe mund na merr gërricja e të përditshmes dhe sa pak merremi me njerëzit që duhet të kemi pranë. Kjo është një kohë e mallkuar materialisht por e bekuar shpirtërisht”,- shtoi Rama.

Edhe kryedemokrati Basha uroi besimtarët duke u shprehur se “sakrificës së agjërimit i shtohet dhe pamundësia për t`u falur në xhami. “Të dashur vëllezër dhe motra që nesër kremtoni ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit! Gjatë këtij muaji, sakrificës së agjërimit i shtohet edhe pamundësia për tu falur në xhamitë e mbyllura për shkak të pandemisë. Por shtëpitë dhe shpirtat e besimtarëve do të përndriten nga lutjet ndaj Krijuesit të Plotfuqishëm, dhe zemrat do të dlirësohen nga agjërimi dhe thellimi në meditim.

Ndaj le të bashkohemi sot të gjithë në urimin për agjërim të lehtë e të pranuar! Zoti i dëgjoftë lutjet e besimtarëve çdo mëngjes e mbrëmje dhe na faltë bekimin dhe mëshirën e tij! Sakrifica e agjëruesve gjatë këtij muaji shërbeftë për lehtësimin e dhimbjeve dhe sprovave me të cilat po përballen shqiptarët! Zoti ju mbrojtë dhe ju dhëntë shpërblesë të shumëfishtë për sakrificën tuaj!”, tha Basha.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/photos/a.757503284300855/3111803625537464/?type=3&theater

Presidenti Meta citoi fjalë të shenjta duke uruar besimtarët myslimanë. Ai bëri një status të gjatë në Facebook, ku shprehet gjithashtu se “pas vështirësive do të vij lehtësimi”. “Ditët e vështira që po kalojmë për shkak të pandemisë COVID-19, na kanë privuar sivjet nga përjetimi i namazeve në xhami dhe nga iftaret e përbashkëta, duke na detyruar që Ramazanin ta përjetojmë si sakrificë profetike me lutje drejtuar Zotit me veten dhe familjet tona.

Kemi detyrim të respektojmë një porosi profetike: “Nëse dëgjoni për ndonjë epidemi në një vend, mos shkoni atje, nëse ka epidemi në vendin ku ndodheni, mos u largoni. Ata që kanë sëmundje ngjitëse të qëndrojnë larg të tjerëve”.

Mos t’i harrojmë ajetet Kuranore dhe hadithet e Profetit Muhamed se “pa dyshim pas vështirësisë është lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.”, shkruan ndër të tjera Meta.

Të fundit