Flash News

KRYESORE

Politika e papërgjegjëshme e këshilltarëve mban peng ndihmën ekonomike në Kukës

Politika e papërgjegjëshme e këshilltarëve mban peng

A ka paradoks më të madh sesa këshilltarët e zgjedhur ngas populli të penalizojnë popullin e tyre me votë?!. Si ka mundësi që një grup këshilltarësh të papërgjegjshëm, që marrin udhëzime partiake nga Tirana e nga rrethi , të mos mblidhen së bashku e të miratojnë atë pak ndihmë ekonmike për qytetaërt e tyre që mezi e presin për të mbajtur frymën e mbyllur muajin?!   Jan; me dhjetra prindër të Kukësit janë detyruar të marrin para borxh, për të blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre, ndërkohë që shitja e teksteve vijon edhe tre dite pas fillimit te shkollës. Siç thonë edhe vetë prindërit, shkak për këtë është bërë mosmarrja e pagesës së ndihmës ekonomike prej 2 muajsh, çka ka sjellë vështirësi të madhe për jetesën e tyre.

“Jam pa punë edhe paratë për libra i kam marrë borxh. Marrim ndihmë ekonomike, po ç’të bëjmë më parë me 5 mijë lekë në muaj. Madje s’na kanë ardhur prej 2 muajsh” thonë qytetarët.

Ata u bëjnë apel këshilltarëve bashkiakë, nga mungesa e të cilëve në mbledhje nuk formohet kuorumi për marrjen e vendimeve, që të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të miratojnë këtë pagesë, pasi shumë familje ne nevoje janë lënë në mëshirë të fatit.

Paketa e teksteteve shkollore kushton nga 3 deri në 12 mijë lekë dhe situata e krijuar nga ngërçi i këshillit bashkiak me ndihmën ekonomike ka vënë në pikëpyetje mbarëvajtjen e shkollës për fëmijët të familjeve më në nevojë.

Mbi 6 mije familje që trajtohen me ndihme ekonomike nuk e kanë marrë pagesën e korrikut dhe gushtit ndërsa duket se nuk do të marrin në kohë edhe shtatorin.

Të fundit