Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Politika e re amerikane dhe gjermane, bashkimi i shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor”
Avokati Spartak Ngjela shpjegon se si po funksionon politika e re amerikane dhe ajo gjermane për unifikimin e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Përmes një analize të thelluar, Ngjela sqaron se politika amerikane po kërkon të ndreqë padrejtësinë e madhe që Fuqitë e Mëdha europiane i kanë bërë shqiptarëve . Sipas tij, sinjali i parë është bashkimi doganor i Shqipërisë me atë të Kosovës.
Shkrimi i plotë:
Ka tronditje në Serbi për bashkimin doganor Shqipëri- Kosovë.
Në fakt kjo është shenja e parë e bashkimit alban në Ballkanin Perëndimor.
l.
Daçiç, ministri i Jashtëm i Serbisë, çirret me ulërimë se po formohet Shqipëria e Madhe. Por ky është në fakt dëshpërimi që ish agresorëve antishqiptarë po iu vjen nga historia re e riafirmimit shqiptar.
Kjo në të vërtetë është rrjedhojë e marrëzisë shekullore serbe dhe greke: eliminimi i Shqipërisë dhe i gjuhës shqipe.
Një bandë kriminale shekullore që ka vrarë shqiptarë, që ka blerë thuajse të gjithë krerët që kanë drejtuar Shqipërinë; që ka shpërngulur qindra mijë shqiptarë për në Turqi; që ka destabilizuar vazhdimisht Shqipërinë me anë të bastardëve që ke pasur këtu në Shqipëri; që ka krijuar shkatërrimet e gjithë ekonomisë shqiptare në vitet 1991-1996 më hordhitë banditeske të Sali Berishës; që ka lëshuar dhe ka paguar e po paguan imamët dhe hoxhallarët shqiptarë për të sjellë përçarje anti shqiptare në të gjitha trevat e banuara nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor; që ka destabilizuar tre herë Shqipërinë që nga viti 1991 - e pra, pasi ka bërë të gjitha këto, e trembur, këlthet tani me Daçiç e me ministrat e tjerë që të pengohet zhvillimi shqiptar në Gadishullin ILIRIK.
Por e kanë të kotë. Bashkimi i shqiptarëve sot është një politikë e re e niveleve amerikane dhe gjermane.
Politika amerikanë tani ka dalë përfundimisht në rolin e saj primar për fenomenin e ri të albanizimit të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Ky në fakt duhet të quhet ILIRIKUMI Perëndimor, por do të vijë koha që të duhet i tillë.
-
Në fakt politika amerikane po kërkon të ndreqë padrejtësinë e madhe që Fuqitë e Mëdha europiane i kanë bërë shqiptarëve, popullit më të vjetër të Europës, duke nisur që nga viti 1870.
Nëse nuk do të ishte kjo padrejtësi, sot Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk do të ishin shtete të mëvetësishëm. Të tre këta shtete janë krijuar mbi gjakun dhe shfarosjen e shqiptarëve. Kjo është vetë historia reale.
Asnjë shtet nuk mund të qëndrojë gjatë në histori nëse është formuar me një histori të pavërtetë. Serbia është një shtet i tillë, dhe prandaj tani që ka nisur historia e vërtetë Shqipërisë dhe shqiptarëve, gjithçka do të shkojë në vendin e vet historik, dhe kjo pa dyshim do të jetë arsyeja e vërtetë e krizës serbe, krizës greke dhe maqedonase, që sigurisht se do të vijojë. Ndërsa ky nuk është aspak faji i shqiptarëve, por i vetë asaj që serbët vetë kanë krijuar.
Janë banda historike 150 vjeçare që ende duan shfarosjen e shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor.
Por kohët kanë ndryshuar: fuqitë e mëdha që e kanë coptuar Shqipërinë janë tani me shqiptarët. Jo të gjitha janë me shqiptarët, por është mendimi politik amerikan që ka dalë në skenë për të rigjallëruar botën shqiptare në Gadishullin Ilirik.
Kjo do të jetë politika e ardhshme amerikane, sepse politika amerikane tani e ka të strukturuar skematikisht politikën shqiptare të Ballkanit Perëndimor. Kjo do të thotë që, në një aspekt global, politika e lartë perëndimore e drejtuar nga politika korente amerikane e ka kuptuar që investimi sllav, si epiqendra e dikurshme e politikës perëndimore në Ballkan, ka dështuar pikërisht për faktin që ka dashur të likuidojë botën shqiptare.
Sot shqiptarët të shkruar si maqedonas, si serbë dhe malazezë; si dhe shqiptarët të shkruar si grekë në Greqi, janë miliona, dhe politika amerikano-gjermane kuptohet se po kërkonin t'i utilizojë për të deklaruar kombësinë e vërtetë.
Ky mendohet të jetë një proces shumë interesant, atëherë kur politika perëndimore do ta çojë këtë frymë edhe në Greqi, ku sot mendohet se jetojnë rreth 4 milionë shqiptarë që flasin shqip.
lll.
Për të gjitha atë që analizuam dhe cekëm më lart, na duhet të theksojmë se kot çirren në këto momente serbët vulgarë të genocidit antishqiptar. Shqipëria shpejt do të jetë një bashkim gjithëshqiptar në Gadishullin Ilirik.
Kjo tani është politikë amerikane dhe gjermane njëherësh. Por sidomos amerikane. Sepse Shqipëria ka hyrë në analet e politikës së madhe. Ky është në fakt fati i madh i shqiptarëve.
Në funksion të kësaj kot lodhen edhe të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë. Gjithçka është vendosur. Nuk mund të bëhet politikë e madhe amerikane në Shqipëri me politikanë të korruptuar, që njëri sheh nga Beogradi, tjetri sheh nga Stambolli, tjetri nga Athina dhe të gjithë bashkë kundër demokracisë dhe sistemit.
Rama, Berisha, Meta dhe Basha, për politikën amerikane dhe atë perëndimore, janë individë të sëmurë dhe të korruptuar.
Amerikanët ka kohë që e kanë konstatuar karakterin skizofrenik të politikës Berish-Rama, prandaj e kanë përcaktuar drejt dhe saktë politikën e ardhshme të Shqipërisë, sepse kjo politikë e karakterit skizofrenik, së pari Nuk ka lejuar zgjedhjet e lira, e pastaj Ka dominuar drejtësinë dhe Ka instaluar korrupsionin.
Karakteri skizofrenik i politikës në fakt është burimi nga ku del e shfaqet çdo lloj tiranie dhe vetë pushteti perersonal e absolut.
Më anë të Reformës në Drejtësi, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare, dhe sigurisht që do të vendosë në Shqipëri pushtetin gjyqësor të pavarur e të drejtë, dhe do të garantojë me strukturë striktligjore zgjedhjet e lira.
Në fakt, vetëm kështu do të fillojë strukturimi i demokracisë në Shqipëri.
-
Po të shihet me vëmendje, korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar ka korruptuar pjesën më të madhe të medias dhe i ka dhënë edhe asaj karakter skizofrenik. Të gjitha analizat antiamerikane nëpër emisione televizive dhe nëpër gazeta, kanë edhe këto karakter skizofrenik në mbrojtje të korrupsionit.
Por që të gjitha nuk kanë asnjë vlerë bllokuese ndaj Reformës së Shqipërisë, sepse pas çeljes së negociatave, të gjitha do të sfumohen.
Më anë të Reformës në Drejtësi menjëherë pas çeljes së negociatave, ekspertiza amerikanë likuidon njëherësh edhe korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, edhe karakterin skizofrenik të politikës shqiptare.
Ajo menjëherë pas këtij likuidimi domosdoshmërish do të vijojë me sukses reformën në Kosovë dhe në Maqedoni, dhe do të hapë premisat për të strukturuar juridikisht albanizimin real të ILIRIKUMIT Perëndimor, drejt bashkimit të një shteti të ristrukturuar shqiptar, i cili sigurisht që do të jetë i gatshëm të hyjë i gjithë, si botë shqiptare, në Bashkimin Europian. Prandaj gjithçka do të varet nga evolucioni demokratik i gjendjes në Shqipëri.
Pikërisht kjo vjen dhe e shqetëson tharmin antishqiptar që vegjeton ende në Serbi. Por sigurisht që janë vaje të kota, sepse të gjithë antishqiptarët serbë nuk kanë forcë që të mposhtin të vërtetën.
Ata duhet të kujtohen se të vërtetën shqiptare të albanëve të Ballkanit, nuk e kanë fshehur ata vetë, por fuqitë e vjetra europiane, të cilat tani, ashtu siç e analizuam më lart, kanë kaluar të e vërteta historike për botën shqiptare në Gadishullin Ilirik, dhe po kërkojnë që politikën globale për këtë zonë ta mbështesin te bota shqiptare, e cila tani është 97 përqind proamerikane dhe properëndimore.
Është pikërisht ky fakt që e dominon arsyen amerikane dhe gjermane për ta vendosur politikën e tyre te Shqipëria, Kosova dhe te e gjithë bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38