Flash News

KRYESORE

“Politika është lojë shahu”, përplasja Rama - Meta kapitull i ri konfliktesh apo kompromisesh

“Politika është lojë shahu”, përplasja Rama -

Vendimi i Presidentit për mos-dekretimin e Sandër Lleshit si ministri i Brendshëm, ka hapur një kapitull të ri, përplasjesh ose kompromisesh mes institucionit të kryeministrit të dhe kreut të shtetit.

“...politika është shah, mos harroni”, kështu shkruhej ndër të tjera në mesazhin e Ramës dërguar deputetëve pas refuzimit te Metës, duke iu kërkuar me insistim të heshtin, pasi heshtja ishte zgjidhja me e mire e mundshme.

Testi i parë për të vërtetuar nëse do të nisë ‘hakmarrja’ kryeministrit ndaj Presidentit është zgjedhja e kreut të ri të KLSH-së, i cili është ekskluzivitet i kreut të shtetit.

Me Bujar Leskajn që i ka mbaruar mandati 7-vjeçar dhe me opozitën që kërkon që ky institucion aq i lakmuar të mos kapet politikisht nga mazhoranca do të shihet nëse Rama do ia kthejë reston presidentit me kandidaturën që do dërgojë në parlament, apo do ta miratojë duke nisur një kapitull të ri bashkëpunimi.

Dhe rezultati mund të jetë dekretimi i një ministri i ri të Brendshëm të dëshiruar nga kreu i ekzekutivit. Praktikisht, nuk përjashtohet edhe mundësi që kryeministri të vetë-emërohet në dikasterin që ‘ha koka’ ministrash, ndonëse është e vështirë të besohet pasi duhen edhe 3-vjet nga mbajtja e Zgjedhjeve të Përgjithshme.

Dhe drejtimi i ministrisë me të rëndësishme me një zv/ministër në hije si Sandër Lleshi ka kosto të lartë politike dhe mund të përdoret si një ‘kale beteje’ edha nga ana e opozitës për të fituar pikë në sytë e opinionit publik.

Koha do ta tregojë të verteten e lojës së shahut; pritet vetëm levizja e radhes.

Kryeministria konfirmon lajmin e Politikos: Letra e Metës për arsyet e mos dekretimit të Lleshit ka mbërritur tek Rama

Të fundit