Flash News

KRYESORE

Politika uron Romela Begajn

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha kanë përcjellë urimet e tyre për Romela Begaj pas vlerësimit të peshngritëses shqiptare me medialien e artë në kampionatin Botëror.

“Të dashur miq, dua t'ju uroj një ditë të mbarë me këtë foto të Romela Begaj, e cila fitoi medaljen e artë për Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes”, shkruan Presidenti Meta.

Kryeministri Rama e ka cilësuar arritjen e Begajt si një lajm të bukur frymëzues në këto ditë të ëvshtira. “Një lajm i bukur frymëzues në këtë situatë të vështirë: ROMELA BEGAJ KAMPIONE E BOTËS🇦🇱👏🙏 Në botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet ne USA, Romela fitoi medaljen e artë, duke u shpallur kampione në stilin me shkëputje dhe po ashtu u shpall nënkampione e botës në dygarësh, rezultati më i mirë i saj në një botëror dhe historik për peshëngritjen shqiptare”, shkruan Rama.

Ndërkohë, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se Begaj na dhuroi një emocion që na kishte munguar teksa shpreh krenari dhe mirënjohje për medalisten e artë. “Teksa ngriti shtangën e rëndë, Romela Begaj mbajti lart dhe zemrën e shpirtin e çdo shqiptari, duke na dhuruar një emocion qe na kishte munguar. Krenari e mirënjohje për medalisten e artë, kampionen Romela Begaj!”, shkruan Basha.

Të fundit