Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Politikanët italianë të shqetësuar për rihapjen: Të rinjtë kanë humbur vëmendjen e limiteve
Politikanët në Itali këshilluan qytetarët të tregojnë kujdes dhe të respektojnë masat paraprake shëndetësore, duke paralajmëruar se në të kundërt mund të rrezikojnë një valë tjetër infeksionesh dhe rivendosjen e masave kufizuese.
Plazhet në të gjithë vendin duhej të rihapeshin të hënën, por u hapën më herët në shumë rajone. Pamjet në televizione treguan se plazhet në Siçili, ishin të mbushura plot, por vetëm disa pushues përdornin maska mbrojtëse. Në Romë, Napoli, Gjenovë dhe qytete të tjera, të rinjtë iu drejtuan bareve në mbrëmje dhe shumë u mblodhën në grupe pa respektuar masat distancuese ose pa përdorur maska. Politikanët në Romë dhe në të gjithë vendin u përgjigjën me shqetësim.
“Pasi kanë qëndruar në shtëpi për kaq shumë kohë, të rinjtë kanë humbur vëmendjen e limiteve”, deklaroi ministrja e Brendshme, Luciana Lamorgese.