Flash News

KRYESORE

Politikanët në Gjermani bien pre e sulmeve kibernetike

Politikanët në Gjermani bien pre e sulmeve kibernetike

Anëtarë nga të gjitha partitë politike gjermane, që janë të përfaqësuara në Parlamentin federal, me përjashtim të “Alternativës për Gjermaninë” të ekstremit të djathtë, kanë rënë pre e hakimeve.

Mediat gjermane raportojnë se rrjedhja e informacioneve u zbulua të enjten në mbrëmje. Dokumentet janë postuar “online” që në dhjetor të 2018-s, në një llogari “Twitter”-i me bazë në Hamburg.

Pjesa më e madhe e informacioneve janë detaje kontaktesh, si adresa dhe numra telefoni celular. Sidoqoftë, më shumë dokumente personale, përfshirë llogari bankare, detaje financiare, karta identiteti dhe biseda private janë publikuar në disa instanca.

Të fundit