Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj:
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pas lajmit të trishtë për largimin e tij nga jeta të Maks Velos, kanë filluar reagimet e para të politikanëve me mesazhe ngushëlluese.
Kryeministri Rama ka postuar një foto të Velos në Facebook dhe shkruan:
Presidenti Meta shkruan në Facebook se ikja e Velos lë pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.
Mesazhi i Metës:
Ndarja nga jeta e Maks Velos është një lajm i trishtueshëm. Si një prej figurave më novatore të artit shqiptar, simbol i antikonformizmit dhe lirisë së mendimit, piktor e arkitekt i shquar që luftonte pakompromis transformimet e shfrenuara urbane, intelektual aktiv që jetoi dy epoka duke provuar vuajtjet e burgjeve të diktaturës, shkrimtar e studiues i njohur, kjo ikje e Tij le pas një boshllëk të pazëvendësueshëm në shoqërinë shqiptare.
Ngushëllime të afërmve, bashkëpunëtorëve, miqve e dashamirësve të shumtë! Maks Velo dhe zëri i Tij kritik do t’i mungojë në veçanti mbrojtjes së interesit publik në këtë periudhë të brishtë institucionale dhe demokratike.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj:
Maks Velo ishte nga ato mendje të bukura, që i dha kaq shumë arkitekturës e artit shqiptar, pikturës e letërsisë. Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant, që na la si pajë vepra ikonike. Faleminderit Maks! Ngushëllime nga zemra familjes.