Flash News

KRYESORE

Politikani britanik gjendet i vdekur pak ditë pas skandalit të ngacmimeve seksuale

Politikani britanik gjendet i vdekur pak ditë pas skandalit të

Politikani britanik, Carl Sergeant është gjetur i vdekur pak ditë pasi ishte përfshirë në skandalin e ngacmimeve seksuale, që ka përfshirë prej javësh Britaninë e Madhe. Sergeant ka pjesë e Asamblesë së Uellsit dhe Partisë Laburiste nga e cila ishte përjashtuar fundjavën e kaluar.

Policia nuk ka dhënë më shumë detaje për rastin, por thekson se hetimet për vdekjen vijojnë ende.

Një grua e akuzoi Carl Sergeant për ngacmim seksual dhe mënjeherë partia nisi hetimet. Për ndarjen nga jeta të politikanit ka reaguar edhe kryetari i Laburistëve, Jeremy Corbyn, i cili i ka shprehur ngushëllimet familjes.

Lidhur me këtë skandal, pak ditë më parë u dorëhoq nga detyra edhe Sekretari i Mbrojtjes i Britanisë së Madhe.

Të fundit