Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Politikani francez hiqej si ‘heroi i shkëmbinjve’, por demaskohet nga fotot
Një politikan francez është akuzuar se ka postuar në rrjetet sociale foto të rreme. Éric Ëoerth ka ndryshuar këndin e fotografisë, duke e bërë ngjitjen e tij në Aiguille d’Argentiere më të rrezikshme nga ç’është në të vërtetë.
Fotot e publikuara nga gazeta britanike ‘The Guardian’, tregojnë politikanin francez duke bërë një ngjitje alla ‘Heroi i shkëmbinjve’, ndërkohë që pas tij duken dy njerëz që ecin në këmbë normalisht.
Éric Ëoerth i ka hedhur poshtë këto akuza me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet i habitur nga ajo që kishte lexuar në mediat franceze, disa prej të cilave ishin tallur me të.
Pretendimin e Ëoerth e mbështetën edhe personeli i guidës së Jean-Franck Charlet, sipas të cilëve fotografia ishte e vërtetë.
“Unë jam udhëzuesi që shoqërova Eric Ëoerth. Kjo foto është 100% e vërtetë, edhe nëse pjerrësia në 45 gradë shfaqet pak më e pjerrët se sa është në realitet. Kjo pjerrësi nuk është e thjeshtë … është ajo që ka qenë vendi i aksidenteve të shumta në të kaluarën”, tha Charlet.