Flash News

KRYESORE

Politikani shqiptar i Preshevës: Pse kërkojmë bashkimin me Kosovën me çdo kusht

Politikani shqiptar i Preshevës: Pse kërkojmë bashkimin me

Ish-kryetar i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, që drejton Partinë Demokratike të shqiptarëve të Luginës ka folur rreth propozimit tw tyre pwr bashkimin me Kosovwn.

Mustafa kërkon që zona e tyre t’i bashkangjitet territorit kosovar edhe nëse për këtë nevojitet shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në këtë fushë edhe mund të bëhet një rishikim i kufijve, sepse ata nëse nuk duan të jenë në Kosovë sikurse që edhe ne nuk po duam të mbetemi nën Serbi, pse të mos ndodh rishikimi i kufijve të vendosur me dhunë”.

Mustafa e sheh shkëmbimin e territoreve si mundësinë më të mirë për të vendosur njëherë e mirë paqen dhe sheshuar armiqësitë historike mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ky do të ishte një shembull shumë i mirë në Evropë dhe në botë që dy shtete që historikisht kanë qenë në armiqësi në fund e zgjidhin problemin në mënyrë paqësore dhe njohin njëra tjetrën. Do të jetë një perspektivë shumë e madhe”.

Sipas Mustafës, ky është momenti i duhur që Presheva, Medvegja dhe Bujanovci të bashkohen me Kosovës, për t’i shpëtuar këto zona nga shpopullimi prej banorëve shqiptarë që kanë jetuar aty historikisht.

Të fundit