Flash News

KRYESORE

‘Politikë me stil’ nga Monika, Jorida dhe Mimi

Kuadratat janë zyrtarisht në modë. Soft tipik skocez (dhe jo vetëm soft) është një nga trendet e modës këtë vit. Kështu që është mirë ta bëni pjesë të garderobës tuaj, qoftë një xhaketë, pallto, fund ose pantollona.

Janë “must have” dhe një stil që po përqafohet nga zonjat dhe zonjushat. Një xhaketë me kuadrate dhe golf është kombinimi i duhur për këto ditë të ftohta qoftë edhe për zyre. Do ngjani serioze, komode dhe do jeni ngrohtë.

‘Politikë me stil’ kanë bërë dhe tre zonjat nga partitë politike më të mëdha në vend. Monika Kryemadhi, Mimi Kodheli dhe Jorida Tabaku kanë kombinuar në mënyrë perfekte kuadratet . Vihet re se golfi është i pandashm në këto kombinime dhe është kombinimi i duhur që mund t`i bëhet një xhakete me kuadrate. Por edhe pantallonat me kuadrate janë një zgjedhje e zgjuar.

Monika Kryemadhi

Mimi Kodheli

Jorida Tabaku

Të fundit