Flash News

KRYESORE

Politiko.al paralajmëroi blofin e Bushatit me çamët/ Vasili: Ç’gënjeshtar ordiner!

Politiko.al paralajmëroi blofin e Bushatit me çamët/ Vasili:

Pak më herët gjatë ditës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati do të shprehej se nga heqja e ligjit të luftës së Greqisë me Shqipërinë do të përfitonin tre kategori: “…pronat e shqiptarëve, të minoritarëve grekë me shtetësi shqiptare dhe për pronat e shtetit shqiptar".

Me sa duket, në këtë pikë Bushati ishte treguar i sinqertë, duke pranuar indirekt se në biseidmet me Greqinë çështja çame nuk ishte diskutuar.

Por Bushati i turbulloi pak ujërat, kur duke dhenë atë që duket se ka qenë opinion i tij personal dhe jo detaj nga biseidmet tha: “Çdo shtetas që ka origjinë çame të gëzojë pronat”.

Pak më pas, ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, e ka përgënjeshtuar indirekt Bushatin, kur është shprehur se “Nuk ekziston çëshja çame dhe sigurisht që nuk përbën pjesë në bisedimet mës dy palëve”. Këtë deklaratë ministri i Jashtëm grek e ka bërë me letrën me të cilën i ka kthyer përgjigje pyetjeve që i kishte bërë në Parlament për informim rreth bisedimeve greko-shqiptare kreu i departamentit të politikës së jashtme të Nea Demokratia, Jiorgos Kumuntsakos.

Ndaj këtij përgënjeshtrimi ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook e quan Bushatin “gënjeshtar ordiner”.

“Genjeshtra kolosale e Bushatit per camet. Ministri Bushati genjeu trashë e tha: Çamet te gezojne pronat. Ndersa Kotzias thote: Ceshtja came nuk ekziston dhe nuk u diskutua fare. Bo bo ç'genjeshtare ordinere e qeverisin kete vend” - shkruan Vasili.

Politiko.al ngriti menjëherë një piëkëpyetje lidhur me deklaratat e Ditmir Bushatit sot në Komisionin e jashtëm parlamentar, sikurse mund të shihet në linkun në fund të shkrimit.

Nga kjo del qartë, se kur foli për kategoritë që përfitojnë nga heqja e ligjit të luftës, ministri ju referua bisedimeve direkte me Greqinë, dhe përmendi tri kategori, që janë dhe kanë qenë gjithnjë shtetas së Shqipërisë.

Ndërsa për çështjen çame, me sa duket, ministri nuk iu referua bisedimeve por shprehu opinionin e tij, duke dashur t’i konsiderojë në mënyrë subjektive si pjesë e njërës prej tri kategorive të mësipërme përfituese.

Por në fakt çamët ligjërisht nuk i përkasin këtyre kategorive, duke qenë se në të kaluarën ata kanë qenë në dokumenta shtetas grekë dhe Greqia nuk i ka njohur kurrë si minoritet shqiptar, ndaj dhe Kotzias sot u shpreh nga pikëpamja juridike se nuk ekziston një çështje çame, që të ketë pasoja direkte me shfuqizimin e ligjit të luftës, duke i bërë të pavlera opinionet e ministrit Bushati.

http://www.politiko.al/2018/01/shenim-dredhia-e-bushatit-perfitimet-nga-ligji-uftes-pse-ministri-nuk-e-permendi-termin-camet/

Të fundit