Politiko zbulon deputetin me CV-në skandalozë, përfaqëson qarkun e Tiranës

Politiko.al ka zbuluar se deputetit, i cili tërhoqi vëmëndjen me CV-në e tij skandaloze quhet Kostaq Papa. Ai është deputeti i opozitës parlamentare, qe ka hyrë në Parlament nga lista e partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kryetar i Partisë Emigracioni Shqiptar.

Në jetëshkrimin e tij, bëri përshtypje se në katëgorinë e “aktiviteteve shoqërore dhe politike” ai shkruante se ka punuar në “institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare”, diçka e pakuptimtë për një deputet.

Papa, gjithashtu shkruan se ka përfunduar arsimin e lartë, pa dhënë emrin e degës që ka studiuar dhe shton se është pranë marrjes së doktoraturës.

CV-ja e Papes u publikua fillimisht nga Instituti i Studimeve Politike i politologut Afrim Krasniqi, qe theksonte se “disa deputetë nga prurjet e reja u keqpërdorën nga media dhe vetë ata preferuan të ishin viktimë e titujve kryesore ne media dhe e debateve spekulative. Kjo pjesë e deputetëve demonstroi mungesë të theksuar profesionalizmi, të njohurive politike dhe të integritetit në angazhimin e ri parlamentar”.