Flash News

POLITIKOFF

"Nuk fliste sepse mendonin se do e kyçnin,10 vite pas vdekjes mësohet frika më e madhe e Amy Winehouse

"Nuk fliste sepse mendonin se do e kyçnin,10 vite pas vdekjes

Këngëtarja Amy Winehouse ndërroi jetë nga alkooli në moshën 27-vjeçare në korrik të vitit 2011. Një ngjarje që tronditi opinionin publik dhe fansat e këngëtares. Një dokumentari i ri i BBC-së dedikuar yllit të muzikës, 'Reclaiming Amy', përmban deklarata të njerëzve më të afërt me të dhe një intervistë me këngëtaren, në të cilën ajo u pyet se ku dëshironte të ishte për 10 vjet. Ajo dëgjohet të thotë se ëndërronte të kishte fëmijë.

"Nuk fliste sepse mendonin se do e kyçnin,10 vite pas vdekjes

"Unë do të doja të kisha disa fëmijë, dy ose tre."

Edhe mikesha e saj, Catriona Gourlay e konfirmoi se ajo donte të bëhej nënë. Mikesha e saj, po ashtu në këtë dokumentar foli edhe për marrëdhënien e tyre (miq të afërt kanë konfirmuar se ato të dyja flinin dhe bashkë).

"Nuk fliste sepse mendonin se do e kyçnin,10 vite pas vdekjes

“Ajo shkruante shënime ndërsa unë isha duke fjetur, duke thënë gjëra të tilla si: 'Ti je vajza më e bukur që kam parë ndonjëherë', dhe, 'Si mund të dukesh aq e bukur në gjumë sa dukesh kur je zgjuar'. Marrëdhënia jonë ishte kaq unike. E papërcaktuar. Thjesht e donim njëra-tjetrën shumë."

Mikesha të këngëtares thanë se Amy përpiqej të fshinte problem e saj të tjera përmes alkoolit dhe nuk e pranonte se kishte probleme të shëndetit mendor pasi ajo mendonte se po ta thoshte këtë, do e kyçnin diku.

“Ajo në thelb ndërroi një varësi për tjetrën, la drogën për alkoolin dhe ky ishte problemi”, -tha stilistja e Amy-t, Naomi Parry. "Varësia ishte një nënprodukt i diçkaje tjetër shumë më të thellë. Ajo nuk donte ta pranonte se kishte probleme të shëndetit mendor, sepse ishte një kohë kur njerëzit nuk e kuptonin. Ajo mendoi se do ta kyçnin nëse e kuptonin që kishte probleme të shëndetit mendor."

"Nuk fliste sepse mendonin se do e kyçnin,10 vite pas vdekjes

Ndërsa nëna e saj ka dhënë një mesazh shumë të rëndësishëm për shumë prindër që po kalojnë të njëjtën gjë më fëmijët e tyre. Janis Winehouse tha se vetëm tani e kupton se Amy-n dhe faktin se ajo s`mund t`ja dilte e vetme të hiqte dorë nga varësitë e saj.

Të fundit