Flash News

POLITIKOFF

-11 kg për rolin e ri, Clooney përfundon në spital

-11 kg për rolin e ri, Clooney përfundon në spital

Aktori George Clooney ka përfunduar në spital për shkak të dhimbjeve të forta në stomak. Për këtë, është bërë arsye roli i tij në filmin më të ri me të cilin ka nisur punën.

Aktori është diagnostikuar me një problem serioz në pankreas, ndaj duhet të qëndrojë për disa ditë i shtruar në spital.

-11 kg për rolin e ri, Clooney përfundon në spital

Aktori 59-vjeçar ka humbur gati 11 kilogramë për shkak të rolit të tij në filmin e ri si mbijetues i një katastrofe globale dhe mendon se dieta e tij mund të ketë ndikuar në sëmundje.

“Mendoj se po përpiqesha më shumë seç duhet për të humbur peshë shpejt dhe nuk po kujdesesha për veten time. Më mori disa javë që të bëhesha më mirë dhe si regjisor nuk është e lehtë, sepse duhet të kesh energji. Ne ishim jashtë në mes të akullnajës në Finlandë, që na e bëri punën shumë më të vështirë. Por përfundimisht më ndihmoi shumë me rolin", ka thënë ai.

Të fundit