Flash News

POLITIKOFF

6 modelet e çantave që duhet të keni këtë sezon

6 modelet e çantave që duhet të keni këtë sezon

Këtë vit, ka kaq shumë tendenca të reja të çantave që janë shfaqur në të gjitha pasarelat e modës. Stilet për sezonin vjeshtë/dimër janë super të lezetshme dhe jemi të sigurt që do ta gjeni atë që kërkoni mes modeleve të përmbledhura në këtë artikull.

Nga mini-çantat ku mund të fusni vetëm monedhat e deri te çantat-jorgan, trendet e këtij sezoni do t’i adhuroni, sepse e dimë që jeni gati për vjeshtën dhe dimrin.

Më poshtë keni 6 prej tendencave të çantave të vjeshtës 2021.

Çantat-jorgan

6 modelet e çantave që duhet të keni këtë sezon

Na pëlqen t’i quajmë kështu, sepse materiali i tyre duket fiks si jorgan. Të japin ndjesinë e ngrohtë dhe këtë vit janë më shumë në modë se kurrë.

Tekstura me gëzof

6 modelet e çantave që duhet të keni këtë sezon

Një tjetër model “i ngrohtë” çantash, që do t'ju bëjë të dukeni bukur në çfarëdolloj moti gjatë ditëve të ftohta.

Çantat oversized

6 modelet e çantave që duhet të keni këtë sezon

Nga laptopi e deri te tualetet, ky model çantash do të mbajë gjithçka që mund të dëshironi të merrni me vete.

Me zinxhir

6 modelet e çantave që duhet të keni këtë sezon

Çantat me zinxhirë i japin shkëlqim çdo veshjeje.

Çantat e monedhave

6 modelet e çantave që duhet të keni këtë sezon

Çantat e monedhave retro janë rikthyer dhe janë gjithçka që ju duhet të merrni me vete për një punë të shpejtë.

Çantat ‘e thurura’

6 modelet e çantave që duhet të keni këtë sezon

Kjo teknikë e thurjes së gërshetuar duket si një vepër arti.

Të fundit