Flash News

POLITIKOFF

76 vite të martuar, momentet e fundit të çiftit të dashuruar në njësinë spitalore të COVID-19

76 vite të martuar, momentet e fundit të çiftit të

Carmen dhe Mary Siciliano nga Çikago gjatë muajit të kaluar u infektuan me COVID-19. Carmen, fatkeqësisht ndërroi jetë me 12 nëntor në spital, ndërsa Mary, bashkëshortja e tij, tani është duke u rikuperuar.

76 vite të martuar, momentet e fundit të çiftit të

"Ne patëm një fëmijëri të mrekullueshme dhe prindërit na frymëzuan me 76 vite dashuri  të pakufishme," -tha Gail Grazian, vajza e Carmen dhe Mary për Good Morning America. "Na mësuan kuptimin e dashurisë së vërtetë dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit."

76 vite të martuar, momentet e fundit të çiftit të

"Më pëlqente fakti që ata ishin gjithmonë duke u argëtuar",- shtoi ajo. "Kur lajmet lokale paraqitën historinë e tyre të 75-vjetorit, nëna ime tha: 'Ne gjithmonë puthemi me njëri-tjetrin kur themi natën e mirë ... kurrë nuk kemi shkuar në shtat të zemëruar."

76 vite të martuar, momentet e fundit të çiftit të

Menaxheri i klinikës ku kanë qëndruar bashkë deri në momentet e fundit të Carmen, ka thënë se spitali zakonisht nuk ka shumë pacientë në të njëjtën dhomë, por stafi ishte në gjendje të siguronte dëshirat e familjes. "Ne e dinim se vendosja e çiftit në një dhomë do të siguronte mbështetje emocionale."

76 vite të martuar, momentet e fundit të çiftit të

"Ata i sollën shumë frymëzim dhe rehati spitalit tonë",- shtoi Scheier për çiftin. "Duke parë historinë e tyre të dashurisë, solli shumë buzëqeshje në fytyrën e anëtarëve të stafit." 

Ditari politik

Të fundit