Flash News

POLITIKOFF

A janë ribashkuar Patrisi dhe Tuna?

A janë ribashkuar Patrisi dhe Tuna?

Raporti i çiftit Patris dhe Tuna erdhi sërish në vëmendje e publikut. Dy artistët prej vitesh kanë pasur një marrëdhënie të paqëndryshme, pavarësisht se janë prindër të dy djemve. Ata janë ndarë dhe ribashkuar disa herë.

Madje, lajmi i shtatzënisë së dytë i Tunës, ishte i papritur për publikun pasi më parë Tuna dhe Patrisi ishin ndarë. Më pas, sapo ajo e solli në jetë djalin e tyre të dytë, u ndanë sërish.

Megjithatë, duket se ka ende shpresa për të shpëtuar marrëdhënien. Ata kanë kaluar pushime të përbashkëta me fëmijët e tyre. Sipas "Prive", dy artistët kanë disa muaj që po i japin kohë njëri-tjetrit.

 

Të fundit