Flash News

POLITIKOFF

"Ça na bërë", Aleksia tregon se si reagoi Niko Peleshi kur mori vesh se e bija publikoi lidhjen me Romeon

"Ça na bërë", Aleksia tregon se si reagoi Niko

Sot në "Rudina", ka qenë e ftuar Aleksia Peleshi, vajza e Niko Peleshit. Aj ka folur për reagimin e të atit kur e bëri publike lidhjen me Romeo Veshajn.

Ajo tregoi se babai i saj e ka këshilluar që t`i mbajë gjërat sa më private dhe Aleksia tregoi se ka bërë gabim që nuk e ka ndjekur këshillën e tij.

Aleksia Peleshi: Ashtu si dhe Xhonatani edhe unë e kam pasur gjithmonë mbështetjen dhe mirëkuptimin e babit për sa i përket lidhjes. Sigurisht më ka sugjeruar që t’i mbaj gjërat sa më private, pavarësisht se unë nuk e kam ndjekur këtë këshillë dhe kam bërë gabim.

Rudina Magjistari: Pse mendon se ke bërë gabim?

Aleksia Peleshi: Po sepse në momentin që i thua gjërat me aq pastërti, me aq sinqeritet, e bën veten si të thuash si mish për top, je shumë e atakueshme nga publiku, aq më tepër që njerëzit i keqintepretojnë gjërat. Babi, mbaj mend na ka thënë, “ça na bëre, ngelën duke më thënë njerëzit të trashëgohet çupa”.

Rudina Magjistari: Dhe ti çfarë i thua?

Aleksia Peleshi: “Faleminderit” i them, thuaju.

Rudina Magjistari: Pra ti do të doje të vinin urime të tilla?

Aleksia Peleshi: Nuk flas më.

Të fundit