Flash News

POLITIKOFF

Adele përlotet teksa tregon për divorcin në intervistën e fundit

Adele përlotet teksa tregon për divorcin në intervistën e

Adele i dha James Corden një udhëtim emocional në “Carpool Karaoke” përpara episodit të fundit të ‘The Late Late Show’ më 27 prill. Në intervistën e fundit, komediani dhe këngëtarja u përlotën teksa flisnin për miqësinë e tyre të gjatë, karrierën etj. Adele u përlot duke treguar se si James dhe gruaja e tij Julia Carey e mbështetën atë dhe djalin Angelo pas divorcit të saj në vitin 2019 nga ish-burri Simon Konecki.

"Ishte viti i parë që u ndjeva sikur duhej të jepja llogari për faktin se isha e rritur," shpjegoi ajo, "ndërsa një vit më parë, u ndava nga Simonin. Por ti, Jules dhe fëmijët ishit kaq të gatshëm për t'u kujdesur për mua dhe Angelo-n dhe mbaj mend që ju e bënit këtë me humor gjithashtu. Ju gjithmonë më jepnit këshilla."

Më vonë, James u përlot që do jetë larg Adele, e cila jeton në Los Angeles, kur ai dhe familja e tij të kthehen në Angli pas përfundimit të shfaqjes së tij.

"Të dua dhe kemi kaluar momentet më të mira këtu. Miqësia jonë dhe miqësia e familjeve tona, nuk ka të bëjë me distancën."-tha ai.

Dhe Adele ishte po aq e emocionuar për largimit e James. "Ti je shoku im më i mirë në të gjithë botën," tha ajo. "Do të më mungosh shumë."

Të fundit