Flash News

POLITIKOFF

Adele së shpejti nënë për herë të dytë

Adele së shpejti nënë për herë të dytë

Adele i ka të qarta planet e së ardhmes me të dashurin Rich Paul. Këngëtarja u shfaq në "Graham Norton Show" dje dhe foli për marrëdhënien e saj me agjentin e famshëm sportiv. E pyetur për unazën e madhe që mban në gisht, që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në Brit Awards, Adele as nuk e konfirmoi dhe as nuk e mohoi nëse ata janë fejuar.

Adele së shpejti nënë për herë të dytë

"Nëse do të isha, a do t'i tregoja ndonjëherë dikujt nëse është apo jo e vërtetë?" –tha këngëtarja.

Por rrëfimi më interesant erdhi kur prezantuesi Graham Norton e pyeti për koncertin e shtyrë në Las Vegas dhe Adele i siguroi shikuesit se do të riorganizohej për këtë vit, sepse së shpejti ajo planifikon të ketë një fëmijë.

“Absolutisht që do të ndodhë 100% këtë vit. Duhet të ndodhë këtë vit, sepse kam plane për vitin e ardhshëm”, tha ajo. "Imagjinoni nëse më duhet ta anuloj sërish, sepse po bëj një fëmijë?"

Të fundit