Flash News

POLITIKOFF

Aktorja e quan "përdhunues" Kobe-n, i kthehet Vanessa: E ndyrë

Aktorja e quan "përdhunues" Kobe-n, i kthehet Vanessa: E

Aktorja Evan Rachel Wood ka bërë një status në Twitter ku e akuzon legjendën e basketbollit, të ndjerin Kobe Bryant "përdhunues".

"Ajo çfarë ndodhi ishte tragjike. Jam zemërthyer për familjen e Kobe-t. Ai ishte hero i sportit. Por ishte edhe përdhunues. Dhe është një e vërtetë që ekziston njëkohësisht,"- shkruan Evan.

Ndërkohë, ky status a nervozuar të shoqen e Kobe Bryant, Vanessa-n, e cila i ka dalë në mbrojtje bashkëshortit, teksa shkruan:

“Statusi jot fallco, i pandjeshëm, deformues dhe shpifës është i ndyrë dhe shqetësues, e pakta që mund të them. Sjellja e tillë është arsyeja pse burrat me ngjyrë shkojnë në burg për krime që s’i kanë bërë. Një akuzë nuk e bën dikë fajtor. Ti nuk e di fare këtë çështje."

Postimi i referohet një i referohet një çështjeje të vitit 2003, kur Bryant u akuzua se ftoi një 19-vjeçare në hotel dhe kreu marrëdhënie intime me të. Vajza në fjalë akuzoi Bryant për dhunë dhe basketbollisti u arrestua për sulm seksual. Në vitin 2004 akuzat u hodhën poshtë dhe vajza nuk pranoi të jepte dëshmi në këtë çështje.

Aktorja e quan "përdhunues" Kobe-n, i kthehet Vanessa: EAktorja e quan "përdhunues" Kobe-n, i kthehet Vanessa: EAktorja e quan "përdhunues" Kobe-n, i kthehet Vanessa: E

Të fundit