Flash News

POLITIKOFF

Aktorja flet për betejën e saj me kancerin e gjirit

Aktorja flet për betejën e saj me kancerin e gjirit

Aktorja amerikane Shannen Doherty po përballet me stadin e katërt të kancerit të gjirit dhe në kuadër të Tetorit Rozë ajo ka postuar foto të betejës së saj.

Duke ndarë fotografitë në Instagram, ish-ylli i “Beverly Hills" përshkroi udhëtimin e saj brutal, me diagnozë të shumëfishtë, për të “shkurtuar frikën” nga ajo që na pret.

Aktorja flet për betejën e saj me kancerin e gjirit

“Për muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, do të doja të ndaj më shumë udhëtimin tim personal nga diagnoza ime e parë në atë të dytë. Është e bukur e gjitha? JO por është e vërtetë dhe shpresa ime në ndarjen është që ne të gjithë të bëhemi më të arsimuar, më të njohur me atë se si duket kanceri,” shkroi 50-vjeçarja Doherty.

“Shpresoj t’i inkurajoj njerëzit të bëjnë mamografi, të bëjnë kontrolle të rregullta, të kalojnë frikën dhe të përballen me gjithçka që mund të jetë para jush”.

Ish -ylli i “Charmed”, i cila u diagnostifikua me kancer të gjirit në mars të vitit 2015, detajoi grafikisht trajtimet që ajo ka kaluar, të cilat përfshinin një mastektomi, kimioterapi dhe rrezatim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ShannenDoherty (@theshando)

Të fundit