Flash News

POLITIKOFF

Akuza për drogë dhe abuzime seksuale, lihet i lirë aktori amerikan Cosby

Akuza për drogë dhe abuzime seksuale, lihet i lirë aktori

Aktori amerikan Bill Cosby është lënë i lirë me vendim të Gjykatës Supreme të Pensilvanisë. Aktori 83-vjeçar ishte arrestuar për shkak të akuzave për drogë dhe abuzime seksuale. Aktori është shprehur për mediat pasi ka lënë qelinë, duke thënë se:

"Unë kurrë nuk kam ndryshuar qëndrim, gjithmonë e kam ruajtur pafajësinë time. Faleminderit të gjithë fansave, mbështetësve dhe miqve të mi, që qëndruan pranë meje gjatë kësaj sprove. Faleminderim të veçantë Gjykatës Supreme të Pensilvanisë, për mbështetjen e të së drejtës."

Akuza për drogë dhe abuzime seksuale, lihet i lirë aktori

Aktori komedian ishte i dënuar, 3- 10 vite burgim, por u lirua pas dy vitesh. Cosby, i cili u akuzua në vitin 2004, u dënua nga një gjykatës në shtator të vitit 2018. Gjykatësi Steven T. O’Neill, i cili dha dënimin 3 deri në 10 vjet, tha në atë kohë:

“Përmbi ligjin për shkak të vendit ku jetojnë janë të pasurit, dhe të famshmit”.

Cosby u urdhërua të paguante 25,000 dollarë brenda 12 muajve të parë, përveç kostos së ndjekjes penale. 

Të fundit