Flash News

POLITIKOFF

Al Bano në Tiranë, koncert në Amfiteatrin e Liqenit

Al Bano në Tiranë, koncert në Amfiteatrin e Liqenit

Këngëtari i famshëm italian, Al Bano ndodhet në Tiranë dhe po mban një koncert këtë mbrëmje në kryeqytetin tonë. Koncerti ka nisur në orën 20:00 në Amfiteatrin e Liqenit.

Në një intervistë për Top Channel, ndau me publikun emocionet për këtë ndalesë në Shqipëri, duke zbuluar cilat janë këngët që do të këndojë sonte, si edhe misterin e emrit të tij, Albano, siç quhet Shqipëria në arenën ndërkombëtare.

Im atë në Luftën e Dytë Botërore u dërgua në Shqipëri. Ai më ka thënë një frazë shumë të rëndësishme. Isha në luftë, por nuk vrava askënd. Ai ishte mirë, por shtirej si i sëmurë, sepse donte të kthehej në shtëpi dhe të martohej me gruan që u bë nëna ime”,- tha ai.

Albano Carrisi ishte i pari që theu akullin dhe vizitoi Shqipërinë në një koncert madhështor në vitin 1989.

Të fundit