Flash News

POLITIKOFF

Alex Rodriguez mund të ketë tradhtuar Jennifer Lopez

Alex Rodriguez mund të ketë tradhtuar Jennifer Lopez

Rrjeti po zien nga lajmi se Alex Rodriuez mund të ketë tradhtuar të fejuarën e tij, këngëtaren Jennifer Lopez.

Këto lajme janë nxitur nga vetë vajza me të cilën pretendohet se ka tradhtuar Alex këngëtare.

Prej ditës së djeshme emri i Alex Rodriguez u shfaq në disa media pasi u përmend nga Madison LeCroy, një nga protagonistët e show-t televiziv “Southern Charm”.

Gjatë ritakimit të protagonistëve ajo u akuzua nga kolegët se ka fjetur me disa persona të martuar, e ndër ta u përmend i fejuari i JLo.

Madison e mohoi këtë lajm duke deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë kontakt fizik me Alex, por kanë folur disa herë në telefon. Edhe këto biseda sipas saj kanë ndodhur para 1 viti.

Ndërkohë nga ana tjetër, në një intervistë për “Page Six”, LeCroy thotë se ka biseduar përmes celularit me Alex-in, në telefonata që ajo i cilëson “të pafajshme”, por kurrë nuk janë takuar dhe kurrë nuk ka patur diçka fizike.

Alex Rodriguez mund të ketë tradhtuar Jennifer Lopez

“Është thjesht një i njohur.”

Por edhe pse në vorbullën e këtyre lajmeve, çifti është parë duke darkuar bashkë.

Të fundit