Flash News

POLITIKOFF

Ami tregon pse nuk ka refuzuar të luajë në filmat e  Ermal Mamaqit

Ami tregon pse nuk ka refuzuar të luajë në filmat e  Ermal

Megjithëse ka bërë disa prodhime kinematografike, Ermal Mamaqi nuk ka luajtur asnjëherë më bashkëshorten e  tij Amin, apo ta ketë pasur në prodhimet e tij.

Lidhur me këtë pyetje, Ami ka treguar në "Rudina", e cila tha se ajo është ndeshur shpesh, edhe në diskutimet që ka pasur vazhdimisht edhe në rrjetet sociale nga ndjekësit e saj.

Ka pasur një propozim për një rol episodik, por e kam refuzuar. Në fakt, është pyetja që ma kanë bërë shumë shpesh. Rolin në filmin me Elvanën e refuzova, sepse nuk mendoja që duhet ta luaja në një film të Ermalit… Nuk kam pse të jem pjesë e filmave të tij. Ne e kemi shumë të qartë punën e secilit dhe, për më tepër, ai është edhe producent. Nuk do të doja që të mendohet që ‘ja Ermali i ka në dorë filmat vetë, tani merr edhe Amin…”

Ami tha se në rastin kur vetë Ermali është udhëheqësi, ajo do ta mendonte shumë me tepër një propozim sesa po të vinte nga dikush tjetër në vend të tij.

“Gjithsesi, nuk i dihet…” – shtoi me të qeshur Ami duke lënë të hapur idenë se, ku i dihet, në të ardhmen, mund të jetë një rol ku ajo ta ndiejë veten të përfshirë.

Të fundit