POLITIKOFF

Anwar bën gjestin e ëmbël për Duan

Anwar bën gjestin e ëmbël për Duan

Këngëtarja Dua Lipa udhëtoi javë më parë nga Amerika në Britani, për të përfunduar gjirimet e videoklipit të saj më të ri, “Prisoner”.

Dua, pas ndryshimit të masave anti-COVID po qëndron në Londër pranë familjes, por i mungon shumë i dashuri i saj, Anwar Hadid.

Ky i fundit vendosi që ta surprizoi artisten duke i dërguar asaj një buqetë me lule.

 Dua postoi foton me lulet në Instagram për ta ndarë me fansat.

 “Ndihem vajza më me fat në botë”, ka shkruar ajo krahas fotos.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, Dua ka publikuar projektin e shumëpritur me Miley Cyrus, “Prisoner”, i cili deri tani ka marrë mbi shtatë milionë klikime në YouTube.

Përveç kësaj, Miley do të jetë pjesë e koncertit virtual të Duas, që do të mbahet më 27 nëntor.

Anwar bën gjestin e ëmbël për Duan

Ditari politik

Të fundit