Flash News

POLITIKOFF

Anxhelina promovohet nga Kim Kardashian

Anxhelina promovohet nga Kim Kardashian

Anxhelina Hadërgjonaj ka publikuar këngën e saj më të re që e rikthen atë në muzikë pas 9 vitesh. Kënga titullohet "Precious" dhe është në gjuhën angleze dhe klipi bashkë me këngën janë pëlqyer shumë nga fansat.

Kënga ka marrë vëmendjen dhe mbështetjen e gjithë miqve dhe ndjekësve të Anxhelinës, mes tyre dhe yllit ndërkombëtar, Kim Kardashian.

“Le t’i japim pak dashuri më të mirës së Ariel. Urime”, ka shkruar Kim Kardashian në postimin e saj.

E Anxhelina nuk mund të ishte më e lumtur se kaq, teksa shkruan: “Faleminderit shumë @kimkardashian. Ti nuk e ke idenë sa shumë do të thotë ky suport për mua. Kam punuar në këtë projekt për shumë kohë. Kjo është përtej gjithçkaje. Faleminderit mbretëresha e botës”.

Anxhelina promovohet nga Kim KardashianAnxhelina promovohet nga Kim KardashianAnxhelina promovohet nga Kim Kardashian

Të fundit