Flash News

POLITIKOFF

Ardit Çuni flet për eksperiencën e tij në BBV dhe thotë se Fifi kishte hipokrizinë më të madhe

Ardit Çuni flet për eksperiencën e tij në BBV dhe

Sot në studion e emisionit të mëngjesit në Top Channel, në "Wake Up", ishte ish-banori i Big Brother Vip, Ardit Çuni.

Arditi ka treguar më shumë rreth eksperiencës së tij në BBV dhe banorëve, si dhe foli edhe për projektet e tij të reja në muzikë, por edhe për angazhimin e tij me përfaqësuesen e Shqipërisë në "Eurovision 2022".

Rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP” dhe debatit me Fifin, Arditi ka dhënë disa detaje.

"Kur dola unë i fshiva të gjitha hatermbetjet por në momentet që hapen përsëri të njëjtat debate mua më duhet të kthej përgjigje. Sa i përket situatës së Fifit mund të kishte vazhduar përpos se u largua nga studio dhe më vjen keq. E kisha ndjesinë që diçka mes nesh do të ndodhte. Pavarësisht se ajo më tha opinionist. Unë mendoj se të jesh opinionist është një gjë e mirë sepse tregon që je i aftë,"- tha Arditi.

Arditi ka treguar gjithashtu se të bësh hipokrizi sipas tij kishte të bënte me faktin që të kërkoje shumë vëmendje apo të bëje skena të ndryshme dhe këtë e lidhi me Fifin për shkak edhe të situatës së krijuar në Post “Big Brother VIP” kur artistja u largua nga studio pas diskutimit.
Teksa u pyet se cilin nga banorët do ta dalloje për hipokrizinë më të madhe gjatë “BBV”, Arditi tha:
"Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë. Do të thoja Fifi. Fakti që e gjithë shtëpia zihej për të për shkak të situatës se krijuar me Semin. Donaldi që e quante të sëmurë mendore apo ku di unë. E pas daljes nga shtëpia ti vjen në studio dhe mbështet Donaldin. Më duket hipokrizi që ti del dhe e mbështet më pas. Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë të tjerë jashtë. Unë i di edhe arsyet por thjesht nuk dua të merrem."

Të fundit