Flash News

POLITIKOFF

"Argylle": Gjithçka që dimë për filmin e parë të Dua Lipës

"Argylle": Gjithçka që dimë për filmin e

Dua Lipa është një yll i pop-it, themeluese e markës së stilit të jetesës dhe madje, në raste të rralla, një modele në pistë. Tani duket se ajo së shpejti do të bëhet edhe një yll filmi. Këngëtarja e "Don't Start Now" do të bëjë debutimin e saj në aktrim në Argylle, një thriller i ri spiun nga regjisori i Kingsman, Matthew Vaughn.

Ende nuk dihet shumë për rolin e Lipës, por sapo kemi parë foton e saj të parë që është publikuar zyrtarisht për këtë projekt. Filmi do të publikohet në platformen Apple TV+, ajo vesh një fustan në formë ari (dhe një parukë bjonde) ndërsa është e rehatuar me bashkë-yllin Henry Cavill.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Pjesëmarrja e Dua Lipës u njoftua për herë të parë në korrik 2021, sipas The Hollywood Reporter. Ajo gjithashtu do të krijojë muzikë origjinale për titullin e "Argylle".

Ja çfarë dimë deri tani:

Kush tjetër është në kast?

Së bashku me Lipën dhe Cavill, një listë me "A-listers" (ndër aktorët më të mirë) do të luajnë në "Argylle", të tillë si: Bryce Dallas Howard, Sam Rockwell, Bryan Cranston, Catherine O'Hara, Ariana DeBose, John Cena dhe Samuel L. Jackson.

Vaughn do të drejtojë nga një skenar i shkruar nga Jason Fuchs (Wonder Woman, I Still See You).

Për çfarë flet filmi "Argylle"?

Filmi është përshtatur nga romani me të njëjtin emër nga Ellie Conway, i cili do të publikohet në vitin 2022. Sipas THR, ai ndjek Argylle, spiunin më të madh në botë, përmes aventurave të tij nëpër botë. “Pritet të jetë i pari nga të paktën tre filmat në ekskluzivitet dhe zhvillohet në Amerikë, Londër dhe vende të shumta anembanë botës”, sipas medias. Në një deklaratë, Vaughn lavdëroi Argylle dhe e krahasoi historinë me James Bond. “Kur lexova këtë draft dorëshkrim të hershëm, ndjeva se ishte ekskluziviteti më i pabesueshëm dhe origjinal i spiunazhit që nga librat e Ian Fleming të viteve 50,” tha ai. "Kjo do të rikrijojë zhanrin e spiunazhit."

Kur del?

Data e publikimit nuk është konfirmuar, por Apple thotë se filmi do të "vijë së shpejti". Vetëm mos harroni se do t'ju duhet një abonim (4,99 dollarë në muaj) për ta parë në Apple TV+.

Të fundit