Flash News

POLITIKOFF

Ariana Grande vlerësohet nga “Guinness” për të njëzetën herë

Ariana Grande vlerësohet nga “Guinness” për të

Ariana Grande është një nga artistet më të suksesshme për momentin, e cila prej vitesh kryeson top listat botërore dhe thyen rekorde vazhdimisht.

Këngëtarja së fundmi ka fituar sërish titullin e 20-të në rekordet Guinness.

Vlerësimi më i ri për artisten është “debutimi i shumicës prej këngëve të saj në Nr.1 në Billboard Hot 100” me pesë këngë të renditura në krye të listës botërore.

Ariana Grande vlerësohet nga “Guinness” për të

“Çfarë e bën arritjen e saj të fundit kaq të jashtëzakonshme është që Grande aktualisht është e vetmja artiste që e ka arritur këtë në histori,” shkroi Guinness.

Ariana ka fituar dhe disa tituj të tjerë shumë të rëndësishëm në Rekordet Botërore të Guinness si:

Më e transmetuara në Spotify brenda një jave (artiste femër)

Artistja femër më e ndjekur në Spotify

Artistja që ka zënë pozitat e para në tabelë edhe në ShBA

Artistja me më së shumti (40) hyrje në tabela në ShBA

Artistja me këngët më të transmetuara në Spotify brenda një jave

Artistja femër me më së shumti abonues në YouTube

Artistja me albumin më të transmetuar brenda një jave në ShBA.

Artistja me më së shumti nominime në MTV EMA për ‘Bashkëpunimin më të mirë’

Artistja me këngët më të transmetuara në një javë në listat e Billboard

Artistja femër me më së shumti dëgjues në Spotify

 

 

 

Të fundit