Flash News

POLITIKOFF

Arjola Demiri rrëfen historinë e dhimbshme të abortimit të binjakëve: Kam tentuar të pres damarët

Arjola Demiri rrëfen historinë e dhimbshme të abortimit të

Në një bisedë me Monika Lubonjën, Arjola Demiri ka treguar historinë e saj të dhimbshme dhe rrëqethëse - e shkaktuar nga tradhtia e ish- bashkëshortit, të cilin është ndarë prej 8 vitesh tashmë.

Ajo ka treguar se Alesian, vajzën e saj të tretë e donte shumë qëkur ishte shtatzënë dhe e donte vajzë. Mirëpo, para Alesias, Arjola ka humbur dhe dy binjakë të tjerë. Në fakt i ka abortuar.

"Helga ishte 1-vjeç, Rubini ishte 9 muajsh dhe unë isha shtatzënë përsëri dhe kisha 2 binjakë."

Arjola tregon se ka shkuar te doktori dhe i ka abortuar:

"Kam shkuar te doktori, zemra më kapi ankth, sepse gjërat bëheshin keq e më keq".

Ndërkohë, Monika e pyet nëse ish-bashkëshorti e linte me kast shtatzënë Arjolen, dhe aktorja tregon se ai nuk ka pasur asnjëherë kujdes në këtë aspekt.

"Pasi bëra abortin. Kur Rubini ishte 4-vjeç, kam lindur Alesian,"- tregon Arjola.

Ndërkohë Arjola vazhdon rrëfimin që ende ishte në depresion nga "postpartium" i dy fëmijëve të parë dhe gjatë shtatzënisë me fëmijën e tretë, vetëm sa ju përkeqësua.

"Kam shkuar 4 herë ta heq Alesian, edhe pasi kisha bërë 5 muaj, pija alkool, pija cigare pafund. Nuk isha aspak në terezi, zemrën e kisha jashtë. Kam tentuar të pres venat. Mora kokrrat dhe i piva në syrin e atij. Dija ta lëndoja veten me patjetër. Prandaj mërzitem për Alesian se kam hyrë në gjynah. Ajo periudhë më bren shumë ndërgjegjen."

Teksa përlotet, Arjola thotë që nuk ia fal vetes që ka dashur ta heqë edhe Alesian:

"Kur lindi, sikur lindi një rreze drite. Nisi të fliste shpejt. 5-muajshe të puthte dhe ecte këmbadorazi. Ishte fantastike. Mërzitesha shumë. Kjo më bren shumë ndërgjegjen. Nuk e harroj kurrë ça kam dashur të bëj. Nuk ia fal vetes, sepse isha 8-muajshe dhe i thoja mjekut hiqe se nuk e du. Hiqeee."

Ndërkohë Monika e ka përkrahur duke thënë se ka qenë tronditje dhe periudhë e vështirë dhe se nuk duhet të ndihet keq.

Të fundit