Flash News

POLITIKOFF

Arritja historike e Elton John pas bashkëpunimit me Dua Lipën

Arritja historike e Elton John pas bashkëpunimit me Dua Lipën

Elton John ka njoftuar se do të publikojë albumin e tij të katërt me titull “The Lockdown Sessions” me 22 tetor të këtij viti. Në albumin e tij të ri, Elton John do të sjellë 16 këngë që janë edhe bashkëpunime me artistë të tjerë që ai ka punuar që kur u vendos në karantinë në mars 2020.

Pas 18 muajsh të kaluar në mbyllje, ikona e popit Elton John është gati të tregojë fansave saktësisht se çfarë ka bërë gjithë këtë kohë. “The Lockdown Sessions” do të përmbajë bashkëpunime me artistë si Lil Nas X, Nicki Minaj, Charlie Puth, Stevie Nicks, Stevie Ëonder dhe shumë më tepër.

Një nga këngët në album, ‘Cold Heart (PNAU Remix)’ me Dua Lipa, ka bërë tashmë histori për John. Kjo këngë, javën që lamë pas, debutoi në numrin 81 në Billboard Hot 100, duke shënuar hyrjen e 68 -të të John -it në tabelë, dhe hyrjen e tij të parë pas 21 vjetësh, pasi kënga e tij “Someday Out of the Blue” arriti në numrin 99 në tabelë datë 29 korrik 2000.

Të fundit