Flash News

POLITIKOFF

Arsyeja pse Meghan Markle hoqi dorë nga rrjetet sociale

Arsyeja pse Meghan Markle hoqi dorë nga rrjetet sociale

Meghan Markle është shfaqur sërish si folëse në Samitin e Grave të Gjeneratës së Ardhshme të Fortune, ku foli dhe për rrjetet sociale.

Në një lidhje direkte nga shtëpia e saj, Meghan Markle u shpres e nuk ka një llogari në rrjetet sociale dhe Dukesha e Sussex shpjegoi dhe vendimin e saj, duke e lidhur me shëndetin mendor.

Arsyeja pse Meghan Markle hoqi dorë nga rrjetet sociale

Ajo e krahasoi varësinë që disa kanë me platformat online si të ngjashme me varësinë nga droga:

“Për të mirën time, kam kohë që nuk kam rrjete sociale,” tha ajo. “Kisha një llogari personale vite më parë, të cilën e mbylla dhe pastaj kishim një tjetër që nuk menaxhohej nga ne, por nga institucioni i zyrës sonë në Mbretërinë e Bashkuar. Unë kam bërë një zgjedhje personale që të mos kem asnjë llogari në rrjete sociale, kështu që nuk e di se çfarë ka atje dhe në shumë mënyra kjo është e dobishme për mua. Jam shumë e shqetësuar për njerëzit që janë të lidhur pas tyre. Dhe është aq shumë pjesë e kulturës sonë të përditshme për kaq shumë njerëz sa është një varësi si shumë varësi të tjera. Personat që janë të varur nga droga quhen përdorues dhe personat që janë në rrjetet sociale quhen përdorues. Dhe ka diçka algoritmikisht që është aty që po krijon këtë mani, për të cilën mendoj se është shumë fiksuese për shumë njerëz".

Arsyeja pse Meghan Markle hoqi dorë nga rrjetet sociale

Të fundit