Flash News

POLITIKOFF

Arsyeja pse njerëzit gjithnjë e më shumë e kanë humbur "interesin" për punën

Arsyeja pse njerëzit gjithnjë e më shumë e kanë humbur

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në mënyrën e jetesës që në bëjmë, në ekonomi dhe në psikologjinë tonë. Kjo situatë ka bërë që edhe lidhja me punën të mos jetë më aq e fortë sa më parë.

Nuk kaloi shumë kohë në pandemi që Danielle, një mësuese 31-vjeçare e shkollës publike në Neë Jersey, SHBA, kuptoi se pothuajse gjithçka që ajo donte për punën e saj ishte zhdukur, nuk kishte ngelur më asnjë ndjesi si më parë.

“Unë ende e doja mësimin, por rrethanat nuk më lejuan të bëja punën time ashtu siç doja unë”, tha ajo.

Gjatë vitit të kaluar, shumë punonjës e kanë ndjerë se raportet e tyre me punën, nuk ishin si më parë. Disa gjetën mosinteresim të mëparshëm të përforcuar, ndërsa të tjerët zbuluan një nivel të ri moskënaqësie për pozicionet e tyre.

Arsyeja pse njerëzit gjithnjë e më shumë e kanë humbur

Miliona punëtorë tani në kundërshtim me profesionet e tyre janë në situata të vështira, dhe ajo që është akoma më shqetësuese  është fakti që sa keq është të jesh në një punë në të cilën nuk ndihesh mirë, veçanërisht nëse nuk ke një alternativë në horizont dhe është e vështirë të dihet nëse po kaloni një fazë mosinteresimi, ose nëse shkëndija juaj është shuar përgjithmonë.

Ka diçka që quhet zona gri midis, e që nënkupton të qenit midis një pune që ia vlen të heqësh dorë dhe një pune në të cilën mund të biesh përsëri në dashuri. Në të vërtetë, disa punëtorë që janë të painteresuar për punët e tyre do të mbeten gjithmonë të tillë dhe akoma do të vazhdojnë të punojnë, e kjo nuk është aspak që e keqe.

Të fundit