Flash News

POLITIKOFF

Arsyet shëndetësore e mbajtën larg jetës publike, Cubi tregon për herë të parë pse u largua nga "Klanifornia"

Arsyet shëndetësore e mbajtën larg jetës publike, Cubi

Rikthimi i Cubit - emri i vërtetë i saj është Esmeralda Metkaj - në "Klanifornia" është pritur shumë mirë nga fansat.

Largimi i saj i papritur nga "Klanifornia" për gati 1 vit e gjysmë, ka shqetësuar fansat të cilët vazhdimisht pyesnin Turin në rrjetet sociale, apo komentet në faqet zyrtare të emisionit të humorit. Por asnjëherë, asnjë nga aktorët, apo Turi apo dhe vetë Cubi nuk reaguan dhe nuk dhanë asnjë detaj për largimin e Cubit.

Nuk u kuptua asnjëherë arsyeja e largimit, derisa vetë aktorja ka treguar sot në emisionin e mëngjesit në Abc Neës. Cubi ka treguar se largimi i saj nga "Klanifornia" ka qenë për arsye shëndetësore.

"Ishte një moment që duhet të merrja një vendim si për jetën personale, sociale dhe shëndetësore. Erdhën papritur gjërat, u ndodha në një situatë që më duhej të tërhiqesha. Ishte një pauzë momentale për arsye shëndetësore dhe emocionalisht ndikoi keq kjo tërheqje. Gjërat kaluan dhe ja ku jam, shëndeti im është fantastik. Ishte një problem që kishte pasojat e veta dhe më duhej të shkëputesha nga çdo gjë, çdo stres dhe lodhje fizike,"- ka treguar Cubi.

Të fundit