Flash News

POLITIKOFF

Aurela Gaçe do të publikojë këngën e saj të re në të cilën këndon edhe Dr.Flori

Aurela Gaçe do të publikojë këngën e saj të re
foto nga bashkëpunimi i para disa viteve i Dr. Florit dhe Aurela Gaçes

Aurela Gaçe dhe Stine kanë bërë publike sot se do të sjellin bashkë një bashkëpunim të ri.

Pjesë e këtij projekti të ri do jetë edhe Dr. Flori, i cili edhe pse nuk jeton më, zëri i tij do të jetë në këtë këngë. Siç dhe është bërë me dije më parë, Dr. Flori i ndjerë ka lënë shumë projekte përgjysmë para se të ndërronte jetë dhe një pjesë e një prej regjistrimeve të tij të papublikuara më parë do të jetë pjesë e kësaj këngë.

 “PO VJEN… S. F. L”, - k shkruar Aurela Gaçi në një postim të sajin në Instagram  ku shfaqet me Stinen dhe emri i Dr. Florit në një led të madh.

Aurela tregoi se kjo këngë do përfshihet në albumin e saj të ri, ndërsa Stine tregoi se projekti është i ngjashëm me ato të viteve ’90.

Klipi do të dalë së shpejti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

Të fundit