Flash News

POLITIKOFF

Avokatja e re e Kanye West mesa duuket do të jetë ish-avokatja e Johnny Depp

Avokatja e re e Kanye West mesa duuket do të jetë ish-avokatja e

Kanye West thuhet se ka punësuar Camille Vasquez, një nga avokatet që ndihmoi Johnny Depp të fitonte gjyqin e tij famëkeq të shpifjes kundër Amber Heard. Sipas TMZ, avokatja 38-vjeçare nga Los Anxhelos dhe firma e saj, Brown Rudnick, do të mbikëqyrin të gjitha çështjet e biznesit – përfshirë kontratat dhe marrëveshjet – për CEO-n e Yeezy.

Avokatja e re e Kanye West mesa duuket do të jetë ish-avokatja e

West duket se ka nevojë të madhe për shërbimet e Vasquez pasi shumë nga partneritetet e tij po pakësohen për shkak të bluzave të tij "White Lives Matter" dhe komenteve antisemitike. Në fillim të këtij muaji, Adidas njoftoi se marrëveshja e tyre me reperin ishte "në shqyrtim" dhe vetëm këtë javë, Balenciaga ndërpreu lidhjet me të krejtësisht.

Avokatja e re e Kanye West mesa duuket do të jetë ish-avokatja e

Vasquez fitoi shumë famë gjatë gjyqit të Depp, pjesërisht për shkak të thashethemeve për romancë mes saj dhe aktorit 59-vjeçar. Megjithatë, avokatja i kritikoi ato akuza, duke i quajtur "seksiste" dhe "joetike". Vasquez gjithashtu u bë shumë e njohur nga publiku për marrjen në pyetje të Heard.

Avokatja e re e Kanye West mesa duuket do të jetë ish-avokatja e

West kohët e fundit ka bërë shumë punësime dhe shkarkime për avokatët e tij. Në fund të shtatorit, ai punësoi ish-avokatin e divorcit të Melinda Gates, Robert Stephan Cohen, për ta përfaqësuar atë në çështjen e tij kundër Kim Kardashian.

Sipas TMZ, Vasquez nuk do të përfshihet në çështjen e divorcit të West.

Të fundit