Flash News

POLITIKOFF

Babai Ergi Dinit në ditën e lindjes së këngëtarit bën dedikim e ndjerë: Sot, do desha te dhuroja jetën time

Babai Ergi Dinit në ditën e lindjes së këngëtarit

Babai i këngëtarit Ergi Dini, Dashamir Dini, shkruan shpesh për të birin, i cili nuk jeton më. Ergi Dini humbi jetën në një moshë fare të re bashkë me shokun e tij të ngushtë në një aksident në Tiranë, me motor.

Kjo ngjarje pikëlloi familjarët e këngëtarit, miqtë dhe të gjithë fansat e tij e mbarë opinion publik.

Sot është ditëlindja e Egit, do të festonte 26-vjetorin dhe babai i tij ka shkruar disa vargje ku tregon dhimbjen që i ka lënë ikja e të birit dhe si dhuratë do donte t`i jepte jetën e vet, djalit të tij.

Postimi i plotë:

ERGIT NE 26-VJETORIN E DITELINDJES,SOT.

Ah, ky mengjes i vrant
pa vazon plot trendefila te kuq te agimit!

A,ky mengjes
Plot gjethe te trishtuara
qe bien si lot
nga deget e pemeve
te shtrira
si krahet e perqafimit...

Ah,ky mengjes
Mbytur ne ikje te piikelluara zogjsh...

Perseri
erdhi kjo dite
e vizatuar me gri
per te 26 here,
por Ti
nuk je ketu...

Ne nje cep
kitarra jote
ne duart e heshtjes
i kendon mallit...

Bir,çdo gje e kesaj bote te pret.

Sot
do desha te beja dhuraten e fundit
te ditelindjes.

Sot,
do desha te dhuroja jeten time,
qe ta veshesh
me gezimin tend.

 

Të fundit