Flash News

POLITIKOFF

"Bashkë kundër të keqes", Aurela dhe Lulzim Basha vizitë në ekspozitën për vajzat dhe gratë e dhunuara

"Bashkë kundër të keqes", Aurela dhe Lulzim Basha

Kreu i opozitës Lulzim Basha me bashkëshorten e tij, Aurelën, kanë vizituar ekspozitën "THYER"  në galerinë FAB.

Çifti Basha kanë vizituar  ekspozitën "Thyer" për dhunën e  vajzave dhe grave gratë që jetojnë nën tmerrin e dhunës se frika duhet thyer.

 Kjo nuk është hera e parë që Aurela dhe Lulzim Basha përkrahin kauza të tilla, qoftë në protesta masive në shesh apo ato përmes artit.

Basha i veshur me një kostum serioz e ndërsa Zonja e tij me një stil minimalist por me ngjyra shumë të harmonizuara, duket se e kanë shijuar ekspozitën.

Aurela, shkruan krahas fotos:

Me @lulzimbashapd dhe zysh @taulanda_jupi ne ekspoziten THYER. #stopviolenceagainstëomen #bashkekundertekeqes
#artforwomen

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taulanda Jupi (@taulanda_jupi)

“Thyer” u hap në galerinë FAB me fotografi të ndryshme dhe qëllimi i saj është për të thyer heshtjen, për t’u treguar grave dhe vajzave të cilat jetojnë nën dhunë, se ato nuk janë vetëm dhe frika e tyre duhet thyer. Ekspozita vjen e realizuar nga prof. asc. Taulanda Jupi dhe studentët e Universitetit të Arteve Egli Tako, Elios Shuli, Sindi Mila, Erina Lazi, Xhoana Karaj, Orestia Stefani. Kurator Petraq Papa dhe fotot me mbështetjen e Ergys Zhabjakut.

Të fundit