Flash News

POLITIKOFF

Bashkëpunim midis Emily-t dhe Ylli Limanit? Këngëtari tregon nëse do bënte bashkëpunim me vajzën e Ilirit

Bashkëpunim midis Emily-t dhe Ylli Limanit? Këngëtari tregon

Ilir Shaqiri ka folur shpesh gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP” për talentin e vajzës së saj në këngë dhe kur është pyetur nëse do ishte i lumtur që vajza e tij të bashkëpunonte me Yllin, ai ka pohuar menjëherë.

Ndërkohë, artisti ka dhënë përgjigjen e tij për herë të parë lidhur me këtë kërkesë, duke thënë se nuk ka asnjë gjë konkrete.

I ftuar në "Pardon my French", Ylli ka thënë se do ishte mese i lumtur t`i bënte një këngë Emily-t, por për bashkëpunim është ende herët për të folur.

"E ka një zë tepër të bukur, për bashkëpunim nuk ka diçka konkrete, më shumë do kisha dëshirë të jepja autorësi se për bashkëpunime mund të marrë kohë, muaj e vite ndonjëherë. Unë krijoj tepër rrallë për dikë tjetër, është shumë profesion që nuk ndihem shumë mirë, se ti krijon diçka qe të ka dal prej shpirtit e t’ja japësh dikujt tjetër."

Kujtojmë se Emily është ende shumë e vogël, vetëm 17-vjeçe dhe karriera e saj sapo ka nisur. Në Itali ajo ka një eksperiencë që duket se i premton një të ardhme të ndritur edhe për shkak të pjesëmarrjes së saj në seriale shumë të ndjekura atje.

Të fundit