Flash News

POLITIKOFF

Bashkëshorti i Palomës për eksperiencën e gazetares në BBV: Më ka mërzitur në shumë momente

Bashkëshorti i Palomës për eksperiencën e gazetares në

Paloma është një nga personazhet më karizmatike në Big Brother Vip, energjike dhe shumë aktive - ndaj dhe ka rënë në syrin e publikut.

Pa filtra, Paloma duket se po e shijon shumë këtë aventurë. Bashkëshorti i Palomës, Alandi ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Live from Tirana”, ku foli rreth pjesëmarrjes së gazetares në “Big Brother VIP”. 

Ai ka treguar se e ka mbështetur shumë bashkëshorten e tij dhe se e ka nxitur pasi sipas tij, Paloma është fiks për këtë format:

“I kam thënë që në fillim shko se je për këtë format, sepse është aktive, energjike dhe ka batuta. I thashë thjesht që është karakteri dhe i duhet këtij formati. Nuk e di nëse do pëlqehet nga njerëzit dhe do votohet por shpresoj që të qëndrojë sa më gjatë në shtëpi, pse jo. Nuk është se nuk e përballoj dot, është pak e vështirë por nuk dua t’ja prish qejfin dhe dëshirat, sepse kur e do dikë do ta shohësh mirë. I kam thënë që në fillim që për çdo gjë më ke gati dhe unë do të mbështes gjithmonë”

Bashkëshorti i Palomës për eksperiencën e gazetares në

Po ashtu, Alandi tregoi edhe si po e përjeton vajza e tyre mungesën e mamasë:

“Më pyet vazhdimisht sepse normal është nëna e saj, unë mundohem ta shmang dhe të mos ta shoh Big Brother-in në shtëpi. Është në moshën që do mamin e saj por e kemi menaxhuar, ja kemi dalë. Deri tani jemi shokë të mirë, luajmë  bashkë, bëjmë detyrat bashkë, mësoj dhe unë shqipen më mirë."

Por a është ndjerë ai xheloz? Alandi e mohoi por tha se e ka mërzitur disa herë më shumë sesa duhet:

“Jo. Nuk është xhelozia një faktor, nuk jam bërë xheloz, por normal që jam aty ku duhet, pra e ka një limit edhe xhelozia. Unë jam shumë i qetë, e marr me dashuri dhe pasion çdo gjë. Më ka mërzitur në shumë momente që ka folur më shumë seç duhet, nuk ka shpjeguar."

Bashkëshorti i Palomës për eksperiencën e gazetares në

Të fundit