Flash News

POLITIKOFF

Bashkëshorti i Rihannës rrezikon burgun

Bashkëshorti i Rihannës rrezikon burgun

Partneri këngëtares së njohur Rihanna, reperi A$AP Rocky ditën e sotme do të paraqitet pranë gjykatës për shkak se ka qëlluar me pistoletë shokun e tij të fëmijërisë gjatë një debati.

Prokurori i çështjes pretendon se dy vjet më parë reperi e qëlloi me pistoletë ish-shokun e tij Terell Ephron, duke e plagosur atë.

Dyshja njihen me njëri-tjetrin prej kohësh, që nga shkolla e mesme në New York, ndërsa i lënduari pretendon se reperi e ftoi për të shkuar në rrugicat e një hoteli në Los Angeles më 21 nëntor 2021 për të diskutuar një mosmarrëveshje, ndërsa e ka qëlluar atë me pistoletë.

Megjithatë avokatët e A$AP Rocky mohojnë akuzat se klienti i tyre është ai që shihet në pamjet e publikuara në rrjet.

 

Të fundit