Flash News

POLITIKOFF

"Qante si fëmijë", bashkëshortja e Ilirit flet për herë të parë për tradhtinë e të shoqit

"Qante si fëmijë", bashkëshortja e Ilirit flet për

Iliri Shaqiri është një prej banorëve më të komentuar por dhe më i preferuari i publikut në shtëpinë e "Big Brother Vip Albania".

Iliri që në fillim të hyrjes së tij në Big Brother ishte një personazh që spikati dhe u kthye menjëherë në një nga të preferuarit e publikut. Më pas ngjarjet morën kthesë sepse ai foli për herë të parë për tradhtinë ndaj bashkëshortes, para shumë vitesh, dhe se si ajo e kishte falur dhe të dy bashkë kishin arritur të shpëtonin martesën dhe t`ja nisnin edhe njëherë nga e para.

Bashkëshortja e tij Emanuela ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” duke thënë se falja është shumë e rëndësishme dhe zgjodhi ta bënte pasi Iliri po bënte çdo gjë që të fitonte sërish besimin e saj. Ndër të tjera, ajo u shpreh se njerëzit mund të gabojnë por falë ndjenjave mund të luftohet për të lënë pas të kaluarën dhe për të ecur para.

"Unë mendoj që në jetë mund të gabojmë, por gjëja më e rëndësishme është, sipas meje, falja. Nuk është një gjë e lehtë. Flitet shumë për tradhtinë, por nuk flitet kurrë për faljen. Është shumë e vështirë të falësh, por edhe shumë e vështirë që të kërkosh që tjetri të të falë. Unë nuk justifikoj te Iliri asgjë, megjithatë ai pati durim me mua dhe më lejoi që ta falja atë,"- tha Emanuela.

Ndërkohë Dalina e pyeti nëse ajo ka qenë në dijeni të komenteve, si do të ishte reagimi në Itali nëse do ishte Iliri në Grande Fratello?

Besoj se do ishte e njëjta gjë sepse nuk jemi gati ende të flasim për tradhtinë. Shumica e njerëzve që tregojnë gishtin tregues janë të parët që e bëjnë. Duhet kurajo dhe ta thuash. Është një gjë që ne e kishim zgjidhur, për ne është diçka e së shkuarës, e vdekur dhe e varrosur. Vendosa të eci para pa probleme. Nuk prisja të flisja dhe ta shikoja unë nga shtëpia dhe të përballesha me këtë publik por nëse e ka bërë, besoj se kishte nevojë të ndihej vetvetja pa e gënjyer publikun dhe duke hequr plotësisht maskën duke treguar historinë më të rëndësishme. Besoj se ka qenë shenjë besnikërie ndaj publikut. Mendoj se do edhe kurajo ta diskutosh me partnerin, megjithatë e ndjeva nga ana e Ilirit sepse kemi vuajtur shumë të dy. Ka vuajtur dhe ai në një mënyrë që nuk e shikoja normale dhe thoja si ka mundësi që e ke bërë këtë gjë dhe qan më shumë se unë. Në jetë mund t’i ndodhë kujtdo të gabojë, nuk e justifikoj tradhtinë, kemi 21 vite bashkë, besoj se në jetë ndodh që të gabojnë njerëzit por nëse ka ndjenjë, luftohet që të ecet përpara,"- u shpreh Emanuela.

Të fundit